Zidane: Vinicius nuk do të largohet
Zinedine Zidane është paraqitur para mediave në prag të ndeshjes që Reali do të luajë kundër Alavesit.
Trajneri francez foli rreth atmosferës në skuadër, dhe analizoi shumë situatën e Vinicius i cili ishte përjashtuar në dy ndeshjet e fundit.
Duke folur rreth Vinicius, Zidane u shpreh se ai nuk do të largohet dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e klubit madrilen.
"Ai do të qëndrojë këtu, ai është në skuadër. Ai nuk ka luajtur shumë kohët e fundit, por ai do të tregojë se sa vlen. Ajo që ka ndryshuar është se Hazard dhe Rodrygo i kemi në dispozicion tani. Ndërsa sa i përket ndeshjes kundër Alavesit, trajneri i Realit u shpreh se e di shumë mirë se sa vështirë do të jetë për klubin madrilen.
"Ne e dimë me kë do të luajmë, ne e dimë se çfarë po bëjnë ata në fillim të sezonit dhe e dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, në një stadium të komplikuar. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë. Duhet të jemi të përgatitur për të luajtur nga minuta e para e deri në fund”, u shpreh Zidane.























