U duartrokitën për ndihmën e tyre në Shqipëri, vjen reagimi i Plisave
BKT
Sport

U duartrokitën për ndihmën e tyre në Shqipëri, vjen reagimi i Plisave

Ishte një nga grupet më të organizuara për ndihmën në Shqipëri, pas tërmetit katastrofal që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës së 26 Nëntorit 2019.

Nuk vonoi shumë dhe shqiptarët anë e mbanë botës filluan solidarizimin e tyre duke filluar të mbledhin të holla dhe jo vetëm.

Njerëzit vullnetmirë kontribuan me shumëçka, duke filluar nga paratë, veshmbathjet, ushqim e çdo gjë tjetër që do t’u hynte në punë të prekurve nga kjo fatkeqësi.

Tifo-grupi prishtinas, “Plisat” ishte një nga më të organizuarit, me ç’rast edhe morën lëvdata dhe duartrokitje nga të gjithë, teksa sot kanë ardhur edhe me një reagim.

Ja reagimi i Plisave:
 

Nuk kemi fjale ta shprehim falenderimin qe e kemi per qytetaret e Prishtines e tere Kosoves per menyren si jane pergjigjur ndaj kerkeses sone per ndihme. Pervec tragjedise qe na ka kapur te gjitheve, jemi tejet te emocionuar me afersine qe e kemi ndjere ne si grup me te gjithe juve.

Pas nje aksioni maratonik te Plisave, sot pas konsultimeve me autoritetet shteterore, te gjitha ndihmat e grumbulluara i kemi dorezuar ne kampin e krijuar ne Prizren.
Mbreme nje pjese te madhe te ndihmave e kemi dorezuar ne familjet e strehuara neper Kosove, ne kampin e Prizrenit, ne depon e Halil Kastratit e gjithandej ku shfaqej nevoja.
Sot, nga salla 1 tetori i kemi dorezuar te gjitha ushqimet, veshmbathjet dhe gjerat higjienike ne kampin e Prizrenit dhe tash per tash perfundon aksioni yne i kesaj forme.

Ne do te vazhdojme aksionin tone ne te gjitha format tjera te cilat na kerkohet, ne koordinim me autoritet shteterore te cilat tashmë duhet ta marrin situaten ne kontrolle. Shembull i tille ishte dergimi i psikologeve ne Shqiperi për trajtimin e te prekurve.

Per te gjitha veprimet tona te radhes do t'ju njoftojme me kohe.

Perhere te bashkuar, perhere te gatshem te sherbejme per shqiptaret ku do qe jane.
Shqiperi te qofshim fale! Kosova eshte Shqiperi!