Ky është trajneri i parë që ka refuzuar Arsenalin
BKT
Sport

Ky është trajneri i parë që ka refuzuar Arsenalin

Arsenal gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar trajnerin Unai Emery, derisa ka emëruar Freddie Ljungberg si trajner të përkohshëm.

Legjenda e Arsenalit pritet ta drejtojë skuadrën në ndeshjen e fundjavës ndaj Norëichit.

Drejtuesit e Arsenalit kanë kontaktuar me ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, por siç raporton “Sky Sport”, italiani menjëherë ka refuzuar stolin e klubit nga Londra. 

Drejtuesit e klubit pritet të vazhdojnë kërkimin për trajnerin e ri, ndërsa mediat angleze e shohin Nuno Espirito Santos si trajnerin e ardhshëm të Arsenalit.