Hidhet shorti për Euro 2020, Kosova në grupin C në rast kualifikimi
BKT
Sport

Hidhet shorti për Euro 2020, Kosova në grupin C në rast kualifikimi

Para pak çastesh në Bukuresht është hedhur shorti për Kampionatin Evropian 2020, ngjarje e cila u transmetua drejtpërdrejt në RTK 1.

Grupi F do të jetë edhe i ashtuquajturi "gupi i ferrit" pasi do të ndeshen kombëtare si Gjermania, Portugalia, Franca dhe fituesi i play-offit të Ligës A.

Kosova në rast kualifikimit do të bëjë pjesë në Grupin C, së bashku me Ukrainën, Holandën dhe Austrinë.


Më posht i gjeni të gjitha grupet.

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

Itali

Zvicër

Turqi

Uells


GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

Belgjikë

Rusi

Danimarkë

Finlandë


GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukrainë

Holandë

Austri

Fituesi i play-off Liga D


GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

Angli

Kroaci

Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga C 


GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanjë

Poloni

Suedi

Fituesi i play-off Liga B

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Gjermani

Francë

Portugali

Fituesi i play-off Liga A

Kujtojmë që Kosova do ta kërkojë kualifikimin në këtë kompeticionë në play-offin e Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinalen e Ligës D, do të ndeshet me Maqedoninë Veriore, derisa në rast kualifikimi në finale do të luajë me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë.