Bayerni bën “harakiri” ndaj Leverkusenit, Flick pëson humbjen e parë
Pas 4 fitoreve dhe asnjë goli të pësuar në 4 ndeshjet e tij të para si trajner i Bayern Munich, vjen edhe humbja e parë për Hansi Flick në krye të bavarezëve.
Në Alianz Arena, kampionët e Gjermanisë u mposhtën me shifrat 1-2 nga Bayer Leverkusen në një ndeshje të dominuar nga Bayerni por të fituar dinakëri nga aspirinat të cilët shfrytëzuan kundërsulmin. Kjo ishte disfata e tretë për bavarezët në këtë sezon të cilët tashmë e shohin veten 3 pikë larg Leipzig-ut kryesues dhe mund të shkojnë në -4 nga vendi i parë nëse Gladbach mposht të dielën Freiburg. Xhamajkani i talentuar Leon Bailey ishte heroi i Leverkusenit pasi realizoi të dy golat për skuadrën e Peter Bosz ndërkohë që për Bayernin barazoi përkohësisht shifrat Thomas Muller. Përpjekjet e Bayernit ishin të shumta për të barazuar rezultatin si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por Leëandoëski, Gnabry e Perisic me shokë humbën shumë përpara portës duke bërë që kjo sfidë të fitohej nga Leverkusen që u ngjit në kuotën e 22 pikëve, 2 më pak se bavarezët që akutalisht pozcionohen në vendin e 4-t.























