Valencia fiton derbin e komunitetit valencian
Derbi i komunitetit valencian fitohet nga Valencia. Los Che mposhtën 2-1 në Mestalla Villarealin në një ndeshje që mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse Gerard Moreno do të kishte shënuar nga pika e bardhë për nëndetsen e verdhë në minutën e 15-të.
Në fillimin e pjesës së dytë Valencia zhbllokoi shifrat me Rodrigo Morenon, por avantazhi zgjati pak sepse në të 54-ën kamerunasi Zambro Andre-Frank barazoi shifrat. Golin e fitores dhe të 3 pikëve për skuadrën e Albert Celades e realizoi talenti Ferran Torres në minutën e 70-të. Me këtë sukses Valencia u ngjit në vendin e 7-të në kuotën e 23 pikëve aq sa ka për momentin edhe Athletic Bilbao, ndërsa Villareali është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh pasi në 5 ndeshjet e fundit ka marë vetëm 1 pikë. Më herët në të shtunën e La Ligas, Real Sociedad mposhti 4-1 Eibarin ndërsa Betis fitoi 1-2 në transfertën ishullore ndaj Mallorcas.























