“Lukaku nuk është surprizë”
BKT
Sport

“Lukaku nuk është surprizë”

Romelu Lukaku nuk është një surprizë, sipas trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez.

Martinez nuk është i surprizuar me formën e lartë të Lukaku, me skuadrën e Inter, në kampionatin italian.

Selektori i Belgjikës u pyet për formën e lartë të Lukaku, pas tërheqjes së shortit për Euro 2020, dhe ai pati vetëm lëvdata për lojtarin belg.

“Nuk është një surprizë, ne e njohim mirë atë, është bukur të shohësh atë tek shënon për Inter, ashtu siç bën me kombëtaren” ka thënë Martinez për Lukaku, transmeton lajmi.net.

“Tek Inter ai ka gjetur shokë skuadre të mirë dhe një trajner të madh si Antonio Conte” shtoi selektori i Belgjikës.

Lukaku ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje të luajtura këtë edicion, në të gjitha kompeticionet.