Monaco-PSG, një klasike për të bërë më interesante garën për titull
BKT
Sport

Monaco-PSG, një klasike për të bërë më interesante garën për titull

Një klasike mbyll javën e 15-të në Francë. Në mbrëmje në Montecarlo, Monaco e Leonardo Jardim pret kampionët në fuqi dhe kryesuesit e Ligue 1, Paris Saint Germain.

Në këto vitet e fundit Monaco është e vetmja skuadër që ka ndalur PSG-në në rrugën drejt titullit duke i rrëmbyer një kampionat para 2 vitesh. Gjithsesi në këtë sezon skuadra nga Principata nuk lufton për titullin kampion por sot në mbrëmje do të përpiqet t’i vendosë shkopinjë nën rrota skuadrës së Tuchel për ta bërë më interesant këtë kampionat.

15 pikë është diferenca mes tyre në klasifikim por Monaco me një sukses do të ngjiste shumë shkallë. Në të dielën e futbollit në Supersport nuk mungon as Bundesliga që vjen nëpërmjet kanalit Eurosport 2 me sfidat Gladbach-Freiburg dhe Wolfsburg-Werder Bremen.

Eredivisie vjen me takimet interesante Feyenoord-Zwolle dhe Emmen-PSV Eindhoven me skuadrën nga Roterdami dhe atë nga Eindhoveni që janë të avantazhuara për të marrë tre pikët.