15:20 / 01.12.2019
Ballkani edhe zyrtarisht kampion vjeshtor, ja tabela e Superligës
Kanë përfunduar tre takimet e sotme në Superligë.
Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në kryendeshjen e sotme.
Kurse, Trepça 89 ka shënuar fitore 3-1 ndaj Dritës në “Riza Lushta”.
E fitore befasuese ka arritur Flamurtari në udhëtim te Llapi me rezultatin 3:1.
Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani edhe zyrtarisht bëhet kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës, dhe nesër me fitore eventuale do të rriste epërsinë në pikë ndaj ndjekësve aktual, raporton Olle.
Kështu, Gjilani do të jetë nënkampion vjeshtor i Superligës i ndjekur nga Drita e Prishtina të cilat numërojnë pikë të njëjta.
























