19:44 / 01.12.2019
Rashica ia siguron fitoren Werderit
Milot Rashica ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij, Werder Bremen si mysafire kundër Wolfsburgut, me rezultat 3:2
Miloti fillimisht ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 13-të, kur i zhbllokoi shifrat e ndeshjes, derisa në minutën e 83-të shënoi me një gjuajtje të saktë përtokë nga brendësia e zonës pas një kundërsulmi të shpejtë, për ta vulosur fitoren e Werderit, 3:2, pasi në dy raste Wolfsburgu kishte arritur të barazonte shifrat. Kësisoj, Werderi pas tetë ndeshjeve arriti t'i gëzohet sërish fitores.























