16 skuadra marrin pjesë në turneun kushtuar Fadil Vokrrit
BKT
Sport

16 skuadra marrin pjesë në turneun kushtuar Fadil Vokrrit

Turneu në nderim të legjendës së futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri këtë vit do të grumbullojë 16 skuadra.

Sipas njoftimit të lëshuar në faqen e organizatorëve të këtij turneu memorial, thuhet se 16-të shkolla të futbollit do të garojnë njëra me tjetrën për titullin e kampionit.

Skuadrat pjesëmarrëse: Prishtina, Trepça, Flamurtari, 2 Korriku, Llapi, Drenica, R.Sadiku, Kosova P, Kurda, Arsenali, Rilindja, QS Prishtina, Talenti, Vigani, Beslidhja dhe Ardhmeria.

Ky turne do të nis me 13 dhjetor, kurse do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.