Interi i trembet Barçës, përshpejton rinovimin e Lautaro Martinez!
Lautaro Martinez njeriu i momentit në shtëpinë e Interit në një intervistë një ditë më parë i premtoi besnikëri skuadrës zikaltër të cilës i detyrohet shumë, por pavarësisht deklaratave të Demit, drejtuesit e Interit i tremben interesimin të Barcelonës dhe po përshpejtojnë për t’i rinovuar kontratën 22-vjeçarit argjentinas.
Nga sa raporton Sport Mediaset, dy agjentët e Lauators kanë zbarkuar këtë të enjte në aeroportin e Milanos. Beto Yaque dhe Rolando Zarate do të qëndrojë në kryeqëndrën e Lombardisë për rreth 1 javë pasi bisedimet me Interin pritet të jenë intensive.
Aktualisht Lautaro Martinez autori i 13 golave në këtë sezon me zikaltërit është një nga lojtarët më pak të paguar te Interi me një pagë prej vetëm 1,5 milionë eurosh në sezon.
Marotta dhe Ausilio kanë gati një marrëveshje të re deri në vitin 2025 me një pagë prej 3,5 milionë eurosh në sezon plus bonuset ndërkohë që kërkojnë që t’i heqin edhe klauzolën e largimit prej 111 milionë eurosh ose t’ia dyfishojnë atë për të shmangur interesimin e Barçës që e shikon numrin 10 zikaltër si pasuesin e Luis Suarez.























