Silva: Jemi të sigurt se mund të mposhtim Unitedin
Sharr Travel

Silva: Jemi të sigurt se mund të mposhtim Unitedin

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva ka thënë se do të luajnë kundër Manchester United për të fituar tri pikë.

City në ndeshjen e kaluar mposhtën Burnley, derisa ndeshjen e radhës do të luajnë me “Djajtë e Kuq”, të cilët dje mposhtën Tottenham.

Silva ka thënë se besojnë që mund të arrijnë të fitojnë tri pikë në ndeshje, transmeton arbresh.info.

“E dimë sa i rëndësishëm është derbi për fansat dhe ne gjithashtu duam të fitojmë. Çdo derbi është ndryshe, njësoi siç është çdo sezon ndryshe”

“Kam shënuar në ndeshjet e kaluara, mirëpo nuk ka rëndësi vetëm të shënojmë gola, është të luajmë një ndeshje të mirë. Të fitojmë tri pikë është më e rëndësishmja, shënimi ose asistimi është bonus”

Problemi kryesor për kampionin e Anglisë është që do të luajnë pa qendërsulmuesin Sergio Aguero.