Trajneri i Veronës: Kumbulla është rikuperuar, por nuk luan titullar
Sharr Travel

Trajneri i Veronës: Kumbulla është rikuperuar, por nuk luan titullar

Marash Kumbulla është rikthyer në dispozicion të skuadrës së Veronës, por nuk do të jetë në formacion në duelin ndaj Atalantës që do të luhet në orën 15:00.

Trajneri Ivan Juric duke folur për mediat italiane ka komentuar edhe gjendjen e talentit shkodran, i cili sipas tij ende nuk është gati për të zbritur në fushë për shkak të kondicionit fizik.

“Kumbulla do të jetë i grumbulluar, por nuk do ta nisë nga fillimi. Ka bërë vetëm dy stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës”, deklaroi trajneri Juric.