Mbyllen ndeshjet e Kupës, këto janë skuadrat e kualifikuara
Sharr Travel

Mbyllen ndeshjet e Kupës, këto janë skuadrat e kualifikuara

Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll.

Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ballkani ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën 89.

3:0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrë së Ismet Munishit.

Fitore sot, shënoi edhe Drenica me rezultatin 4:0 ndaj skuadrës së Dardanës.  Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave si Vitia dhe A&N.

Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 5:0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbys disavantazhin pas pjesës së parë duke triumfuar në fund 2:1 ndaj Vitis.