Pacolli: Shaheed mbetet miku i Kosovës
BKT
Lajme

Pacolli: Shaheed mbetet miku i Kosovës

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka theksuar se thashethemet e filluara nga një deputet në Maldive, i paguar nga Beogradi, nuk u mbështet nga askush në Parlamentin e Maldiveve dhe “përfunduan sikur krrokamat e një sorre”.

Deklarata e Pacollit vie pas disa akuzave të paraqitura në media dhe nga një deputet, se Ahmet Shaheed ka marrë para nga Kosova që Maldivet ta njohin pavarësinë e Kosovës.  

“Miku im Ahmet Shaheed, ish ministër i puneve të jashtme të Maldivëve, aktualisht në rolin e Raportuesit Special të OKB për të drejtat e njeriut në Iran. Shaheed mbetet miku i madh i imi dhe i Kosovës në rrugëtimin e vet drejt botës së civilizuar. Thashethemet e filluara nga një deputet në Maldive i paguar nga Beogradi nuk u mbështet nga askush në parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre. Ne Kosovarët jemi jetësishtë mirënjohës ndaj miqëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme