Sa para fituan Joshua dhe Ruiz pas rimeçit
Sharr Travel

Sa para fituan Joshua dhe Ruiz pas rimeçit

Anthony Joshua gëzoi hakmarrje, u shpall kampione bote për herë të dytë dhe fitoi gati pesëfish më shumë të holla, pasi e rrahu Andy Ruizin në rimeçin e së shtunës në Arabinë Saudite.

Joshua e mposhti bindshëm me poenta pas 12 rundeve Ruizin, plot gjashtë muaj pasi ky i fundit e tronditi botën e boksit duke e mundur britanikun me nokaut në Nju Jork.

Anthony Joshua thuhet t’i ketë fituar mbi 50 milionë funte, pasi i riktheu në pronësi titujt WBO, WBA dhe IBF, ndërsa Ruiz vetëm 10 milionë funte.

Gjyqtarët votuan unanimisht për Joshuan, i cili tani është dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë.

Britaniku 30 vjeç pritet të marrë pushim tani, para se të rikthehet për t’i mbrojtur titujt, raporton GE.

Ai ka gjasa të detyrohet të luftojë pas rreth shtatë muajve, megjithatë, pasi presidenti i Organizatës Botërore të Boksit, Francisco Varcarcel, e ka urdhëruar Joshuan ta mbrojë titullin në divizionin WBO kundër sfiduesit mandatar Oleksandr Usyk në qershor.