Capello: Interi i pagoi shtrenjtë gabimet e Lukaku-t
BKT
Sport

Capello: Interi i pagoi shtrenjtë gabimet e Lukaku-t

Interi e mbylli që në fazë gupeve aventurën në Champions League, pasi u mund nga skuadra e dytë e Barcelonës në ndeshjen e fundit në grup.

Një epilog aspak i pritshëm për skuadrën italiane që zhgënjeu në momentin më vendimtar të sezonit. Ish-trajneri i njohur, Fabio Capello,  i cili tashmë punon si analist në “Sky Sport” ka analizuar dështimin e zikaltërve.

“Këto janë ndeshje që nuk mund të dhurohen. Lukaku u prezantuar 3 herë përballë portierit, pa shënuar asnjë prej tyre. Inter pagoi këto gabime”, tha fillimisht italiani, transmeton KJ.

Më pas analiza e Capellos ndalet te vlerat e skuadrës katalanase: “Të përballesh me një skuadër që mund të shpikë një lojë në çdo moment. Pavarësisht se nuk ishin shumë të rrezikshëm, ata krijuan një shans në pjesën e parë dhe në të dytë, por Handanovic i ndali. Ndaj një mbrojtje të improvizuar, që të lejonte që të shkojë në portë me një lehtësi të madhe, janë të shumta rastet e humbura. Dy raste në fraksionin e parë dhe tre në të dytën me Lukakun. Kundër një ekipi të tillë nuk mund të pushosh asnjëherë, sepse kualiteti i tyre është shumë i lart”, deklaroi Capello.