Driton Kuka lavdëron Distria Krasniqin: Të gjithë krenar me ty!
BKT
Sport

Driton Kuka lavdëron Distria Krasniqin: Të gjithë krenar me ty!

Trajneri Driton Kuka e ka lavdëruar garuesen e tij, Distria Krasniqi, e cila e fitoi sot medaljen e artë në “World Judo Masters”, i cili po mbahet në Kinë

Distria Krasniqi shkëlqeu sot në “World Judo Masters”, i cili po mbahet në Qingdao të Kinës.

Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë pasi dominoi në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.

Dhe, Distrinë përmes rrjeteve sociale e ka lavdëruar trajneri i saj Driton Kuka, i cili mburret me një garuese si ajo.

“Pak vëmendje ju lutem. Kosova gjithandej në Kinë. Urime e arta Distria! Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ja dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm. Shqiptarët në mbarë Botën krenar me ty! Treneri në veçanti”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.