17:15 / 12.12.2019
“Raketa” gati për Bayernin
Milot Rashica është lojtari që po e mban gjallë shpresën e Werder Bremenit për ringritje.
Ylli i Kosovës, është aktualisht futbollisti më i mirë në skuadër.
Werder ka postuar një fotografi të Milotit para ndeshjes me Bayernin që zhvillohet të shtunën.
“Raketa i afrohet Mynhenit. Werderi sot stërvitet pas dyerve të mbyllura”, ka shkruar skuadra gjermane.























