Man Utd gabon, Tottenham merr tre pike të arta në fund
BKT
Sport

Man Utd gabon, Tottenham merr tre pike të arta në fund

Manchester United nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 1:1 ndaj Everton, duke mos shfrytëzuar gabimet e Chelseat dhe Leicester.

Djajtë e Kuq e gjenden veten në disavantazh pas 36 minutave lojë, kur Lindelof shënoi në portën e gabuar.

Pas kësaj, skuadra e Solskjaer mori ‘frerët e lojës’ por realizoi vetëm njëherë me atë të talentit Mason Greenwood (77’).

Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë, kurse Everton me 18 pikë mban vendin e 16.

Tottenhami i Jose Mourinho ka marrë tre pikë të arta në udhëtim te Wolves, pas fitores 1:2 në fundin e ndeshjes.

Lucas Moura (8’) realizoi një gol të hershëm dhe fantastik, por iu kundërpërgjigj Adama Traore (67’_ në gjysmën e dytë.

Kur mendohej se sfida do përfundonte baras, mbrojtës Vertonghen (90+1’) shënoi në minutat shtesë për fitoren e londinezëve – të cilët ngjiten në vendin e pestë me 26 pikë, tre më pak se Chelsea që mban vendin e katërt.