Statistikat e Griezmann kundër Realit, golat janë të garantuar!
BKT
Sport

Statistikat e Griezmann kundër Realit, golat janë të garantuar!

‘El Clasico’ nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe sot Antoine Griezmann pritet të debutojë në ndeshjen më të shikuar të planetit.

Ndeshja e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar në datën 26 dhjetor, u shty për në ditën e sotme, për shkak të situatës jo të mirë politike në Barcelonë. Ai tashmë duket se është përshtatur më mirë me skemat e Barcës dhe ka krijuar një raport më të mirë me Leo Messin.

28-vjeçari numëron 25 paraqitje kundër “Galaktikëve” dhe e 26-ta, pritet të jetë sonte, ku ai shikohet si një nga lojtarët kyç që mund ti japë fitoren Barcelonës.

Francezi është përfshirë në 13 gola me fanellën e Atletico Madrid, duke shënuar ose asistuar mesatarisht një gol në 2 ndeshje. Statistikat flasin vetë për francezin dhe tifozët janë optimistë për një paraqitje pozitive të sulmuesit, transmeton abcnews.

Fituesi i Kupës së Botës në ‘Rusi 2018’ pati një fillim shumë të vështirë kur mbërriti në Barcelonë. Ndryshimi i skemave dhe i pozicionit nga ana e trajnerit Valverde nuk ia bën të lehtë fillimin Griezmannit. Por me kalimin e kohës, ai filloi të përshtatej, ku një rol të rëndësishëm ka dhe kapiteni Messi.

Sulmuesi francez është në kuotën e 6 golave dhe 4 asiste në La Liga, si dhe ka shënuar 1 gol në Champions League.