21:58 / 18.12.2019
Paqe në “Camp Nou”
Barcelona dhe Real Madrid “El Clasicon” e parë e kanë mbyllur pa gola, raporton RTKLive.com.
Katalonasit dhe madrilenët janë ndarë sonte në paqe në “Camp Nou”, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të La Ligës.
Ballafaqimi mes këtyre dy gjigantëve spanjoll, ka prodhuar lojë mjaft të mirë, më raste të shumta, por pa asnjë gol të shënuar, edhe pse “Los Blancos” në pjesën e dytë shënuan përmes Gareth Bale, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë.
Pas këtij barazimi, Barcelona dhe Real Madrid, vazhdojnë të kryesojnë La Ligën më nga 36 pikë të tubuara, pesë më shumë së Sevilla që renditet e treta.























