Mendes tregon ku do ta mbyll karrierën Ronaldo
BKT
Sport

Mendes tregon ku do ta mbyll karrierën Ronaldo

Agjenti i Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, ka lënë të kuptohet se superylli portugez, Cristiano Ronaldo mund të përfundojë karrierën e tij në Itali me klubin aktual Juventus, raportojnë mediat italiane.

Kontrata e ish-sulmuesit të Real Madridit me “Bianconeret” zgjat deri në vitin 2022, kur ai do të mbush 37 vjeç.

Mendes thotë se “klienti i tij është i lumtur në Torino dhe se nuk ka dëshirë të transferohet në ndonjë klub tjetër”.

Sipas agjentit, karriera e tij e merkullueshme mund të mbyllet në Itali.