Sulmuesi shqiptar shkëlqen me të rinjt e Chelseat, shënon tre gola
BKT
Sport

Sulmuesi shqiptar shkëlqen me të rinjt e Chelseat, shënon tre gola

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Chelseat.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist kryesor në fitoren 4-0 të 18-vjeçarëve të Chelseat ndaj Huddersfield Town, duke realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup.

Ky sezon ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për Brojën, i cili në 9 takime ka realizuar po kaq gola me skuadrën e 18-vjeçarëve, ndërsa ka realizuar edhe një gol me ekipin e dytë të Chelseat.

Kjo ka bërë që tifozët e klubit londinez ta dëshirojnë atë në skuadrën e Frank Lampard, e cila nuk është duke kaluar në një formë të mirë, pasi që në 5 ndeshjet e fundit numëron tri humbje dhe vetëm dy fitore.

Tifozët e klubit londinez në rrjetin social “Twitter” kanë thurur elozhe për sulmuesin e ri shqiptar duke e kërkuar në skuadrën e parë atë.