Ja si e komenton Ronaldo kërcimin e tij të lartë
BKT
Sport

Ja si e komenton Ronaldo kërcimin e tij të lartë

Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë gjera të jashtëzakonshme në futboll.

Ylli portugez mbrëmë shënoi gol për tri pikët e mëdha për Juventusin, skuadër kjo që tani ngjitët në krye të Serisë A.

CR7 shënoi një super-gol më kokë, duke kërceu në një lartësi prej 2.56 metrash, dhe duke mahnitur gjithë futbolldashësit.

Ish-lojtari i Real Madridi pas ndeshjes nuk foli shumë për kërcimin e tij të lartë, por për fitoren e skuadrës së tij.

2.56 Metra? Nuk e dija, unë jam shumë i lumtur për rezultatin. Kemi luajtur më mirë se Sampdoria. Ishte një gol shumë i bukur, jam i lumtur për këtë”, tha Ronaldo. Portugez shpreson se skuadra e tij do ta fitoj trofeun e Superkupës së Italisë, ku do të përballet me Lazion.