McGregor rikthehet në UFC, por ka një problem
BKT
Sport

McGregor rikthehet në UFC, por ka një problem

Rikthimi i Conor McGregor në kafaz ka bërë që edhe çmimet e biletave për eventin UFC-246, që zhvillohet më 18 janar në Las Vegas të jenë tejet të larta.

Sipas medieve amerikane një biletë në zonën afër ringut ku do të ndeshet McGregor pritet të kushtojë 1.500 dollarë.

Gjithsesi ky çmim, mund të rritet edhe më shumë në tregun e zi në ditët në vijim. Bileta më e lirë kushton 300 dollarë, në zonat larg ringut.

Biletat kanë dalë sot në shitje dhe mund të pësojn ngritje në çmime varësisht nga interesimi për to.

McGregor do të rikthet pas 16 muajsh, teksa do të duelojë me Donald Cerone. Hera e fundit kur Gregor ka dueluar është ajo në tetor të vitit 2018, ku u mposht nga Khabib Numagomedov.