Pret Arsenalin në fundjavë, Everton konfirmon trajnerin e ri
BKT
Sport

Pret Arsenalin në fundjavë, Everton konfirmon trajnerin e ri

E ardhmja e Carlo Ancelottit duket se është vendosur tashmë. Italiani shihet si zëvendësuesi ideal i Duncan Ferguson në stolin e Everton, por jo menjëherë.

Kjo pasi klubi anglez njoftoi se në ndeshjen e së shtunës kundër Arsenalit, Evertoni do të drejtohet nga Ferguson.

"Duncan Ferguson do drejtojë ekipin tonë, Everton në sfidën e së shtunës kundër Arsenalit. Bashkë me të, në stol do të jenë edhe John Ebbrell dhe Francis Jeffers dhe trajneri i portierëve Alan Kelly," thuhet në njoftimin e klubit nga Liverpool, transmeton oranews.

Megjithatë, kjo nuk e pengon ish trajnerin e Napolit që të firmos me Evertonin. Mediat britanike konfirmojnë se Ancelotti ka nënshkruar kontratë me ta dhe prezantimi i tij pritet të bëhet të shtunën, vetëm pak momente pas përfundimit të takimit.