Conte e do ribashkimin me Alonson
BKT
Sport

Conte e do ribashkimin me Alonson

Futbollisti i Chelseas, Marcos Alonso mund të transferohet në Seria A gjatë janarit.

Sipas medieve italiane, trajneri i Interit, Antonio Cone dëshiron ta transferojë ish-lojtarin e tij, Marcos Alonso.

Conte ka punuar me lojtarin tek Chelsea, dhe duket se tekniku italian admiron lojtarin, të cilin synon ta blejë gjatë këtij dimri.

Mësohet se tashmë internistët janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Chelsean për blerjen e Alonso-s.