E ardhmja e Torreiras, nuk e do as Napoli
BKT
Sport

E ardhmja e Torreiras, nuk e do as Napoli

Gjigantët e Serie A, Napoli, është tërhequr nga gara për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira.

Futbollisti nga Uruguai u transferua verën e kaluar te “Topçinjtë” e Londrës, nga skuadra e Sampdoria.

Në këtë 1 vit e gjysmë që është pjesë e skuadrës londineze, Torreira ka kaluar disa vështirësi, ku ka pasur problem më të madh numrin e ndeshjeve të luajtura, kushtet atmosferike dhe ambientimin.

Gjithashtu, edhe anglishtja e Torreiras nuk është përmirësuar aspak dhe agjenti i mesfushorit ka pranuar se e dëshiron një rikthim në Serie A.

Megjithatë, si Milani, skuadër që u interesua e para për firmën e 23-vjeçarit, ashtu dhe Napoli, kanë dalë nga gara.

Ancelotti ishte ai që e kërkonte Torreiran te Napoli, por me Gattuson tashmë në bankinë, situata ka ndryshuar.