Askush si Amir Rrahmani në Itali, shifrat flasin vetë
BKT
Sport

Askush si Amir Rrahmani në Itali, shifrat flasin vetë

Paraqitje super në Serie A dhe në verë pritet të ndryshojë skuadër. Amir Rrahmani me Hellas Verona po regjistron shifra fantastike dhe jo më kot Napoli ka vendosur ta blejë mbrojtësin, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe në Superiore me Partizanin.

Rrahmani është lojtari me më shumë topa të rikuperuar në Serie A gjatë pjesës së parë të sezonit. Ai ka arritur të rikuperojë 240 topa dhe i ka lënë pas të gjithë në Itali. Qendërmbrojtësi gjithashtu ka spikatur edhe në duelet ajrore, duke qenë më i miri.