Mancini: 2020 do të jetë një vit i shkëlqyeshëm
BKT
Sport

Mancini: 2020 do të jetë një vit i shkëlqyeshëm

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, duke folur për mediet italiane, është shprehur i kënaqur me të arriturat në vitin që tashmë ka ikur.

Italia nën drejtimin e Mancinit, ka siguruar kualifikimin në EURO 2020. Tekniku italian thotë se viti 2019 ishte i bukur, por sipas tij, viti që kemi hyrë do të jetë edhe më i mirë.

“2019 ishte një vit i bukur për tu kujtuar”, tha ai, transmeton Scanner.

“2020 jam i sigurt se do të jetë një vit i shkëlqyeshëm, më i fortë por më mirë”, theksoi strategu italian.