10:58 / 03.01.2020
Zyrtare, Dardan Berisha lojtar i KB Pejës
Dardan Berisha është rikthyer te KB Peja.
Basketbollisti më i mirë i viteve të fundit në Kosovë, edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i KB Pejës, pas disa viteve të kaluara te KB Prishtina.
“Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës. Ai ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonen 20/21”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Peja, përcjell lajmi.net.
“Debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezentohet para publikut”.























