10:22 / 04.01.2020
Reali afër transferimit te super-talentit brazilian
Real Madrid është afër transferimit të yllit Flamengos, Rainier, raporton “Globoesporte”.
Talenti 17 vjeçar është duke shkëlqyer tek skuadra braziliane. Falë performancës së tij të mirë, ai tashmë është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane.
Por, siç raportohet, Real Madridi është afër transferimit te Rainier, dhe në rast se do të realizohet ky operacion, atëherë, madrilenët duhet të derdhin në arkën e Flamengos rreth 30 milionë euro, transmeton Scanner.
Mësohet se Reali është në fazën finale të negociatave me brazilianët e Flamengos, dhe duket se gjatë janarit, lojtari do të zbres në ‘Bernabeu’.























