Flamurtari prezanton gjashtë futbollistë
BKT
Sport

Flamurtari prezanton gjashtë futbollistë

Flamurtari ka bërë disa afrime në afatin kalimtar të janarit.

Klubi kuqezi që synon mbijetesën në Ipko Superligë ka njoftuar sot jse i janë bashkuar gjashtë futbollistë, dy prej të cilëve në shkuarën kanë luajtur në kampionatin e Shqipërisë, njëri është sulmuesi anësor, Altin Lloga, i aktivizuar me Laçin dhe Elbasanin, kurse tjetri është Valto Zeqaj, mbrojtësi që rikthehet në Kosovë pas një eksperiencë 6-mujore me ekipin mëmë të Flamurtarit të Vlorës.

“Mirë se vini në K.F. FLAMURTARI! Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donart Hasanaj, Lubomir Gucev”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e bërë nga klubi i Flamurtarit në rrjetet sociale", që shoqërohet edhe me një foto të futbollistëve me drejtuesit e klubit, Agim Hasani dhe Arbnor Morina.