22:53 / 22.01.2020
“Mbretërit” s’gabojnë, kualifikohen në çerekfinalen e Kupës së Mbretit
Real Madridi është dashur të djersitët goxha shumë për të mposhtur Unionistas de Salamanca, me rezultat 1-3, dhe për tu kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.
Gareth Bale (18’), Gongora (62’, autogol) dhe Brazim Diaz (90+2’), shënuan për fitoren e “mbretërve”, derisa golin e nderit për nikoqirët e realizoi Romero (57’).
“Los Blancos” ishin ekip dominues, megjithëse, nuk e kishin të lehtë të vinin deri tek fitorja e cila iu siguron kualifikimin në rrethin tjetër të garave në Kupën e Mbretit.























