Zaza drejt Villarrealit
BKT
Sport

Zaza drejt Villarrealit

Simone Zaza mund të provojë sërish një aventurë në La Liga.

Sulmuesi i Torinos i ka përmbushur pritshmëritë në këtë sezon ndaj dhe drejtuesit e klubit “Granata” mendojë që ta shesin gjatë merkatos së janarit. Përveç klubeve në Serinë A, si Sassuolo apo Sampdoria, për ish-sulmuesin e Juventusit ka shprehur interes edhe Villarreali. Spanjollët kanë përgatitur një ofertë për të e nëse transferimi realizohet, për Zazën do të bëhej fjalë për një rikthim në La Liga, pasi në sezonin 2017-2018 ai luajti me fanellën e Valencias.