19:43 / 25.01.2020
Kosova merr pjesë në garat e xhudos në Itali
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se pas garave në Grand Prix në Tel Aviv, kadetët dhe juniorët e Kosovës po marrin pjesë në garat e xhudos në Itali.
Postimi i Kukës në Facebook:
Një fundjavë e gjatë për xhudon Kosovare Pas medaljes së Nores në Grand Prix në Tel Aviv në udhëtimin e saj drejt Lojërave Olimpike në anën tjetër në Itali kadetët dhe juniorët meshkuj sot e nesër po vazhdojnë me medalje! Turneu Alpeadria në Lignano për Kosovën sot sjelli si vijon : Dardan Cena i artë 66 kg U18 dhe Anes Veseli i bronztë 81 kg U18 Loris Sharapolli e Ermal Salihaj luftuan mirë duke arritur nga tri fitore e pastaj duke pësuar humbje por të cilat nuk mjaftuan për të hy në zonen e medaljeve! Neser vazhdojnë garat me Shpatin dhe juniorët tjerë!























