Tre librat të cilët do iu zgjerojnë njohuritë më shumë
Sharr Travel

Tre librat të cilët do iu zgjerojnë njohuritë më shumë

Nuk ka gjë më të mirë sesa leximi para se të bini të flini. Por të mos keqkuptohemi, librat janë të mahnitshëm për t’i lexuar kurdo.

Librat e mëposhtëm, jo vetëm që do t’ju tërheqin qysh në faqet e para, por nuk do t’ju lënë të ndaleni së lexuari edhe pasi të keni kaluar disa orë duke lexuar.

Këta libra kanë të bëjnë me njerëzit dhe vendimet jetë-ndryshuese të cilat duhet t’i ndërmarrin ata.

Personazhet kryesore të disa prej këtyre librave përballen me situata mizore, por prapëseprapë nuk heqin dorë dhe mbesin të fortë.

Prandaj, pasi t’i lexoni këta libra, ju padyshim se do ta shikoni këtë botë të çmendur me sy tjerë.

“1984” nga George Orwell

1984 është libër i mahnitshëm i shkruar nga George Orwell, i cili për herë të parë është publikuar në vitin 1948. Ky libër konsiderohet si një klasik dhe në këtë libër, për herë të parë në literaturën imagjinare, lexuesi ishte prezantuar me teorinë ‘Big Brother’ dhe nocionin e totalitarizmit. Ky libër mbetet ende relevant edhe në politikat e sotme botërore.

“The Trial” nga Franz Kafka

Franz Kafka kishte përfunduar së shkruari librin “The Trial” (Proçesi) në vitin 1915, por libri ishte botuar vetëm pak pas vdekjes së tij në vitin 1925. Ky libër shtjellon historinë e mahnitshme të punëtorit të bankës Josef K., i cili ishte arrestuar pa ndonjë arsye të veçantë. Përgjatë librit, Josef K. hasë në shumë sfida në këtë situatë absurde, por a do ta gjejë të vërtetën e asaj se për çka është arrestuar?

“Catch-22” nga Joseph Heller

Kjo është historia klasike e cila dëshmon se nuk ka hapësirë për normalitet dhe besim kur burokracia mbizotëron në çdo aspekt të jetëve tona. Storja ka të bëjë me shërbimin e Kapiten Yossarianit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kundërshtarët kryesorë të së cilit nuk janë nazistët, por ushtria e vet.