Si dështoi Liverpooli në transferimin e Ronaldos
BKT
Sport

Si dështoi Liverpooli në transferimin e Ronaldos

Liverpooli kishte humbur mundësinë ta transferonte Cristiano Ronaldon në Anfield në garën për nënshkrimin e tij më 2003, thotë Phill Thompson, me Manchester United duke e marrë atë kurse Reds shikuan për opsione të tjera.

Sulmuesi i njohur portugez kishte pasur një mori ofertash pasi që kishte dalë në skenë më Sportingun në fillim të karrierës së tij.

Disa skuadra të Premier Ligës kishin shfrytëzuar mundësinë për të nënshkruar potencialisht me Ronaldon, me Thomsonin që ishte dërguar në mision skautimi, derisa punonte si asistent i trajnerit të Liverpoolit, Gerard Houllier.

Legjenda e Reds ishte impresionuar nga ajo çfarë kishte parë, por ata nuk kishin mundësi financiare për ta blerë atë.

Ndërsa, ata që e drejtonin skuadrën nga Anfield e peshonin më shumë lojtarët e njohur se sa tinejxherët e pa përvojë, United shfrytëzoi mundësinë dhe investuan më shumë në lojtarin që tani ka të fituar pesë topa të Artë dhe e ka çimentuar vetveten si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, transmeton Express.

“Ai përcillej nga të gjithë në atë kohë”, kujton Thomson derisa ka bërë një intervistë për The Athletic.

“Tony Henry, ish mesfushori i Manchester City punonte për agjentin Paul Stretford, i cili ishte në detyrë nga Jorge Mendes që të shikonte vetëm interesin për lojtarin nga skuadrat angleze”.

“Ata ishin këmbëngulës për ta shitur Ronaldon nga Sportingu dhe me ftoj për një ndeshje. Me thanë që klauzola e tij ishte 4 milionë funte por me shpjeguan që ajo mund të paguhej edhe për katër vite, që i binte nga një milionë funte për çdo vit”.

“I pyeta se çfarë rroge kërkonte dhe ai me tha që ata i kishin thënë se kërkonin një milion në vit pa taksa. Kjo ishte shumë pak e madhe për një 18 vjeçar por ata me thanë se ishte e negociueshme”.

“Ishte e diele dhe i shpjegova atyre që duhet të kthehem në Liverpool dhe të flas me Gerard Houllier dhe të shoh çfarë ne mund të bëjmë. Ia tregova të gjitha Gerardit, i cili me tha se ai do të fliste me shefin ekzekutiv Rick Parry”.

“Tani vini re, javën tjetër isha në Melwood kur një shënjues i verdhë në Sky Sports thoshte, ‘Manchester United nënshkroi me Cristano Ronaldo nga Sportingu për 12.2 milionë funte’. S’mund ti besoja syve”.

 

“Si u rrit vlera nga 4 milionë në 12.2 milionë për pak ditë? Gerard me telefonoj dhe me tha që ta pyes Tonyn se çfarë kishte ndodhur. Tony me tha se kur ai kishte ateruar nga avioni të hënën ai mori një telefonatë ku i kishte thënë se lojtari është shitur. Kjo varej shumë edhe nga Stretford dhe Mendes”.

“Ishte e habitshme se si u trefishua vlera. Ai ishte me të vërtetë talent i madh por askush nuk mund të parashikonte atëherë se sa i madh do të bëhej sot”, ka thënë në fund të intervistës ai.