22:59 / 30.01.2020
Haradinaj se përjashton që nëse dështon VV-ja, PDK ta formoj qeverinë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj se ka përjashtuar mundësinë që në rast se dështon Vetëvendosja ta formojë qeverinë, atë ta bëjë partia e Kadri Veselit.
“Nuk është çudi që edhe PDK-ja ta formojë qeverinë”, ka thënë ai për Dukagjinin.
“Me sa e kam pa, nuk ka vullnet brenda AAK-së me negociu me VV-në. Nuk do të ketë koalicion, LVV-LDK. Mustafa nuk fal lehtë, pasi kishte sulme të njëpasnjëshme.Nuk mendojë se është më e mira e Kosovës”, ka thënë ai.























