Drenica zyrtarizon marrëveshjen me Vildan Kerim
BKT
Sport

Drenica zyrtarizon marrëveshjen me Vildan Kerim

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim, është futbollist i Drenicës në IPKO Superligën e Kosovës.

25-vjeçari ka arritur marrëveshje me ekipin deri në përfundim të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi. Kerim, është paraqitur në shumë ndeshje kryesisht në kampionatin e Turqisë, kurse së fundmi ishte pjesë e FK Skopje në Maqedoninë Veriore. Lojtari në fjalë, nga e hëna do të jetë nën urdhrat e trajnerit Sejdiu.

Klubi nga Skenderaj gjatë orëve në vijim pritet të zyrtarizojë edhe dy përforcime tjera, për të kompletuar ekipin.

Kujtojmë që dy ditë më parë Drenica firmosi me Flamur Muleci, i cili i ishte bashkuar skuadrës që nga fillimi i përgatitjeve dimërore, por pritej kompletimi i dokumentacionit për të zyrtarizuar kontratën.