Pogba, prioriteti kryesor i Juventusit gjatë verës
BKT
Sport

Pogba, prioriteti kryesor i Juventusit gjatë verës

Kanë kaluar vetëm disa ora nga mbyllja e afatit kalimtar të janarit në ligat kryesore të Evropës, por Juventus ka filluar të mendojë për afatin e ri, që hapet pas përfundimit të këtij sezoni.

‘Calciomercato’ shkruan se kampionët e Italisë po mendojnë të vihen në veprim posa të hapet afati kalimtar i verës, për të transferuar Paul Pogba në Serie A, përcjell lajmi.net.

Mesfushori i Manchester United qëndroi i vendosur gjatë janarit, përkundër spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij.

Forma jo e mirë, lëndimet e shpeshta dhe mos përmbushja e pritshmërive, mund të bëjnë që Manchester United ta mendojë seriozisht largimin e tij gjatë verës, diçka që Juventus do të tentojë ta shfrytëzojë.

Pogba te Manchester United, ishte transferuar pikërisht nga Juventus në vitin 2016, për një shumë rekorde prej 105 milionë euro.