Djokovic fiton Australian Open, mund Thiem
BKT
Sport

Djokovic fiton Australian Open, mund Thiem

Novak Djokovicc është njeriu i finaleve. E teta e fituar në Australian Open nga tenisti serb, i cili sot mposhti në finale austriakun Domenic Thiem.

Një fitore e arritur jo me lehtësi, pasi u mbyll me rezultatin 3-2 me sete,

Djokovic e nisi mirë, teksa ia doli të triumfonte në setin e parë 6-4, por Thiem tregoi edhe njëherë se jo më kot kishte arritur në finale. Reagimi ishte i menjëhershëm. Austriaku e përmbysi gjithçka, pasi e mposhti serbin 6-4, 6-2 dhe kaloi në epërsi me sete.

Gjithsesi Djokovic tregoi edhe njëherë se është shumë i fortë psikologjikisht dhe nuk u dorëzua.

Tenisti mblodhi dhe triumfoi në setin e katërt 6-3, ndërkohë që më pas i dha edhe goditjen e fundit Thiem. 6-4 u mbyll seti final dhe Djokovic fitoi për të tetën herë Australian Open.