Messi mund të transferohet te City, zbulohen tri motivet kryesore
BKT
Sport

Messi mund të transferohet te City, zbulohen tri motivet kryesore

Te Barcelona ka kaos total. Pas deklaratave të Abidal dhe kundërpërgjigjes së Messit, për ekipin blaugrana erdhi eliminimi nga Kupa e Mbretit kundër Bilbaos.

Goditjen finale mund t’ia japë Lionel Messi, i cili sipas tabolidit anglez “Daily Express” mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Ai ka një klauzolë që i lejon të largohet falas në fund të sezonit, teksa klubet e mëdha kanë nisur që të mendojnë për të bërë ofertat e para.

Manchester City duket destinacioni më i mundshëm. Tri janë motivet që “Pleshti” të veshë fanellën e “qytetarëve”.

Në krye sigurisht qëndron Pep Guardiola si arsyeja kryesore, teksa me të arrin që të shprehet shumë mirë në fushë. Strategu spanjoll asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin për argjentinasin, duke e cilësuar si futbollistin më të mirë në botë.

Së dyti, Messi te City do të gjente Sergio Agueron, i cili është një nga miqtë e tij më të mirë, teksa e konsiderohen si vëlla. Së bashku kanë fituar Kupën e Botës në moshën Under 20 në Holandë në vitin 2005, transmeton KJ.

Motivi i tretë lidhet me mundësinë për të fituar Champions League. Barcelona po kalon një moment të vështirë nga pikëpamja e rezultateve, teksa me ekipin anglez ai do të kishte më shumë shanse për ta fituar këtë kompeticion.