15:15 / 08.02.2020
Kosova siguron medalje në Paris, Distria në finale
Kosova tashmë e ka siguruar një finale në turneun e Grand Slamit në Paris.
Xhudistja jonë Distria Krasniqi e ka mposhtur brazilianen Sarah Menezes për të siguruar finalen e madhe të këtij turneu prestigjioz.
Distria është vetëm një hap larg medaljes së artë në Paris. Ajo në finale do të ndeshet me fituesin e duelit Odette Giuffrida – Astride Gneto.























