15:20 / 08.02.2020
Drenica eliminon Gjilanin, siguron gjysmëfinalen
Pas Prishtinës edhe Drenica siguron kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Drenicasit mposhtën gjilanasit me rezultat 2:1, të gjitha këto gola u shënuan në lojën shtesë, pasi që 90 minutat e rregullt nuk prodhuan fitues.
Ishte Hasan Hyseni, ai i cili shënoi golin e epërsisë fillestare në shtesën e parë, ndërsa golin e dytë e realizoi Genc Hamiti në minutat e fundit të ndeshjes.
Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi, Fiton Hajdari një minutë para se të përfundonte ndeshja.
Kujtojmë që Drenica i bashkohet Prishtinës, si dy gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Kosovës, pasi skuadra e Armend Dallkut arriti të realizoj fitore ndaj Vushtrrisë në kryeqytet me rezultat 4:1.























