16:32 / 08.02.2020
Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Evropian
Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Karateisti ynë fitoi të bronztë në grupmoshën e juniorëve, kategoria -68 kg.
Betimi shënoi katër fitore, tri prej të cilave në repesazh. Në luftën për të bronztën mundi Krystow Cwezcyak të Polonisë.
Garuesit tjerë të juniorëve nuk e kishin ditën, pasi u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.























