Berlin fundos Werderin e Rashicës, barazon Dusseldorf i Berishës
BKT
Sport

Berlin fundos Werderin e Rashicës, barazon Dusseldorf i Berishës

Werder Bremeni i Milot Rashicës assesi nuk po këndellet në Bundesligën gjermane.

Bremen sot është mposhtur para tifozëve të tyre nga Union Berlin, me rezultat 0-2.

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ishte titullar në këtë ndeshje, por që nuk arriti të bëj më shumë për të evituar disfatën nga Berlini.

Bremen mbetet në zonën e rrezikshme në vendin e 17-të me vetëm 17 pikë të tubuara.

Ndërkaq, Fortuan Dusseldorf i Valon Berishës barazoi në udhëtim tek Wolfsburgu. Berisha ishte titullar në këtë duel, derisa titullar tek Wolfsburgu ishte edhe reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Admir Mehmedi.

Edhe Dusseldorf ndodhet në zonën e rrezikshme me vetëm 17 pikë në vendin e 16-të.