Ballkani në gjysmëfinale, eliminohet Dukagjini
BKT
Sport

Ballkani në gjysmëfinale, eliminohet Dukagjini

Ballkani i Ismet Munishit vazhdon marshimin edhe në Digitalb Kupën e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka që kryeson Ipko Superligën e Kosovës e nisi në mënyrën më të mirë vitin 2020 pasi siguroi një biletë për në fazën gjysmëfinale të Digitalb Kupës.

Ballkani mposhti me meritë në transfertën e Klinës skuadrën e Dukagjinit me rezultatin 0-2. Pas një pjese të parë deri diku të mirë të vendasve, në fillimin e së dytës u zhbllokua rezultati por në favor të miqëve me Blend Baftiun që kaloi Ballkanin në avantazh në minutën e 47-të.

11 minuta më vonë në të 58-ën Artur Magani dyfishoi shifrat duke vulosur suksesin dhe kualifikimin e Ballkanit në gjysmëfinale aty ku i bashkohet Prishtinës dhe Drenicës që janë kualifikuar më herët.